Petr Cech është larguar nga detyra e tij nga Chelsea.
Ish portieri legjendar i Chelseat është larguar nga detyra e tij si këshillues teknik i performancës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai do e dorëzojë detyrën e tij me 30 qershor, kurse Cech ka thënë se ishte koha e duhur për t’u larguar nga “Blutë” pasi klubi ka ndërruar pronarët.
“Ka qenë një privilegj i madh ta bëja këtë rol te Chelsea për tre vitet e fundit. Me klubin nën pronësinë e re, ndiej se tani është koha e duhur që unë të largohem”, tha Cech.
Official. Petr Cech leaves Chelsea with immediate effect: “It has been a huge privilege to perform this role at Chelsea for the past three years. With the Club under new ownership, I feel now is the right time for me to step aside”. ? #CFC
Todd Boehly revolution continues. pic.twitter.com/ccuFgy9gE0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 27, 2022
/GazetaBlic Sport/


