Petr Cech është larguar nga detyra e tij nga Chelsea.
Ish portieri legjendar i Chelseat është larguar nga detyra e tij si këshillues teknik i performancës, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht zërave që pronari i ri Todd Boehly mund të ketë gisht në largimin e tij, ky i fundit ka deklaruar se Cech është anëtar i rëndësishëm i klubit.
“Petr është një anëtar i rëndësishëm i familjes Chelsea. Ne e kuptojmë vendimin e tij për t’u larguar dhe e falënderojmë për kontributin e tij si këshilltar dhe përkushtimin e tij ndaj klubit dhe komunitetit tonë. I urojmë atij më të mirën”, deklaroi ai.
Petr Cech, Technical and Performance Advisor, will leave his role effective 30 June.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 27, 2022
Cech do largohet me 30 qershor nga detyra.
/GazetaBlic Sport/


