Suarez është afër transferimit te klubi argjentinas, River Plate.
“El Pistolero” vitet e fundit të karrierës së tij duket se do t’i luajë te skuadra e njohur argjentinase, shkruan GazetaBlic Sport.
Uruguaiani kishte disa oferta, megjithatë sipas raportimeve duket se skuadra e River Plate e ka fituar garën me Ajax dhe Aston Villa që ishin më të përfolurat si destinacionet e mundshme të Suarez.
Suarez do transferohet me parametra zero, pasi nuk ka kontratë me ndonjë klub.
/GazetaBlic Sport/


