Ish-ushtari i UÇK-së, Gëzim Saraçi ka komentuar zhvillimet e 20 vjeçarit në Kosovë, siç iu ka referuar si HAJNAT E 20 VJEÇARIT.
Saraçi ka thënë se vjedhja në vendin tonë është bërë në formë të ligjshme dhe me metoda të përsosura, secili duke përdorur mënyrat e veta.
Ai ka bërë disa krahasime mes të ardhurave të familjes së Presidentes me të ardhurat e tij personale dhe të një veterani të UÇK-së.
“Pra, FAMILJA E PRESIDENTES, nga buxheti i shtetit merr 75,060.00€ më shumë se familja e veteranit të luftës. FAMILJA E PRESIDENTES, nga buxheti i shtetit merr 71,304.00€ më shumë se familja e drejtorit.” – shkruan Saraçi.
Postimi i plotë:
HAJNAT E 20-VJEÇARIT
Përveç rastit të vjedhjes së 2-milionëshit nga buxheti i shtetit, si vjedhje goxha e përsosur, pothuajse të gjitha vjedhjet tjera kanë qenë të ligjshme, e padyshim të përsosura skajshmërish, secili duke përdorur mënyrat e veta.
Në xhirollogari të familjes së Shkëlqesisë së Saj, PRESIDENTES SË SHTETIT TIM, znj. Vjosa Osmani, nga buxheti i shtetit tim (sipas deklarimit të saj zyrtar të pasurisë së saj), shkojnë për çdo vit nga 77,100.00€.
Në xhirollogari të familjes sime, si DREJTOR, për një vit, nga buxheti i shtetit vijnë 5.796,00€.
Në xhirollogari të VETERANIT TË LUFTËS, nga buxheti i shtetit, brenda vitit shkojnë 2.040,00€.
Pra,
FAMILJA E PRESIDENTES, nga buxheti i shtetit merr 75,060.00€ më shumë se familja e veteranit të luftës.
FAMILJA E PRESIDENTES, nga buxheti i shtetit merr 71,304.00€ më shumë se familja e drejtorit.
Për ta vjedhur buxhetin e shtetit askush nuk ka shkuar me e hapë thesin dhe me i mbush xhepat, por secili prej HAJNAVE e ka gjetur mënyrën që të marrë prej aty sa më shumë, për veten apo për familjen, siç është bërë tash e 20 vjet.
PS
Të hyrat e bizneseve nuk po i llogarisim këtu.
Unë s’kam biznes.
MORALIN DHE PARIMET, TË FORTA SI ASKUSH TJETËR.


