Sporti

Lojërat Mesdhetare/ Boksieri shqiptar, Alban Beqiri mposht turkun Necat Ekinci

06/26/2022 19:49
nga:Lorik J

Boksieri shqiptar, Alban Beqiri ka fituar ndeshjen në raundin e parë të Lojërave Mesdhetare.

Alban Beqiri që përfaqëson Shqipërinë ka mposhtur turkun, Necat Ekinci me vendimin e gjyqtarëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy nga tre gjyqtarët e meçit ia dhanë fitoren Beqirit në këtë meç, duke e vlerësuar me më shumë pikë.

Gjyqtar në këtë duel ishte edhe kosovari, Latif Demolli.

/GazetaBlic Sport