Sporti

Lojërat Mesdhetare/ Karateistja Adelina Rama pëson humbje nga Anthi Stylianou

06/26/2022 18:01
nga:L J

Karateistja, Adelina Rama, garoi sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Adelina Rama e cila garon në kategorinë -61kg ka humbur në raundin e parë.

Rama pësoi humbje në raundin e parë nga Anthi Stylianou e Qipros, kategoria -61 kg, shkruan KOK, përcjell GazetaBlic Sport.

Garuesit në sportin e karatesë i vazhdojnë garat nesër, ku në program janë Fortesa Orana dhe Melos Gashi.

/GazetaBlic Sport