E ardhmja e Lewandowskit vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Lojtari tashmë edhe publikisht ka shprehur dëshirën për të provuar një ambient të ri, por drejtuesit e klubit nuk mendojnë diçka të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.
Prej kohësh polaku është i lidhur ngushtë me Barcelonën skuadër e cila po e kërkon me ngulm.
Duke mos dashur largimin e tij, bavarezët nuk kanë pranuar ofertën e parë të katalanasve që ishte plot 32 milionë euro.
Bayern nuk po konsideron asnjë ofertë nën 50 milionë euro, shifër e cila duket e madhe për Barcelonën që ka ofruar së fundmi 40 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


