Lajme

Javë e “nxehtë” për Policinë, nga armët te droga dhe shoferët e papërgjegjshëm, ja çfarë ndodhi gjatë 7 ditëve në vend

06/26/2022 12:04
nga:G B

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e kësaj jave, ku ka qindra të arrestuar dhe shumë të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, që variojnë nga kapja me armë zjarri te posedimi i lëndëve narkotike dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. Një sërë megaoperacionesh policore të finalizuara brenda një jave, në qarqe të ndryshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve, armëmbajtjes dhe pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.Arsenal armësh, drogë, prona dhe pasuri, të sekuestruara, dhjetëra shtetas në kërkim, të kapur e qindra të tjerë të arrestuar dhe të proceduar penalisht.