Lajme

Haxhiu-Kurtit: Deputetët e tu po palojnë pare nën tepih, populli po varfërohet e Trusti refuzohet

06/26/2022 11:43
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të deklarohet lidhur me vjedhjen e 50 mijë eurove të deputetit të VV-së, Mirsad Shkreta, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thënë Kurtit se deputetët e tij po palojnë pare nën tepih e populli po varfërohet e Trusti refuzohet.

Haxhiu ka thënë se po të ishte Kurti në pushtet, përpos që do të kërkonte dorëheqjen e këtyre zyrtarëve por edhe po të mos arrestoheshin, do të organizonte protesta “Me hajna me hajna, nuk ka Shtet!”

Postimi i tij i plotë:

Albin prononcohu…

A e ke kuptu se deputetët e t’u po palojnë pare nën tepih, ndërsa populli po varfërohet e Trusti refuzohet.

  • Deputet me nga 50 mijë euro nën tepih të padeklaruara;
  • Ambasador me 600 mijë në llogari e para e kompani të padeklaruar;
  • Korrupsioni në ministri, 20 mijë tani 10 mijë ma vonë;

Prononcohu Albin …

Po të ishe në opozitë këtyre zyrtarëve jo vetëm që do ua kërkoje dorëheqjen, por edhe po mos të arrestoheshin do organizoje protesta: “Me hajna me hajna, nuk ka Shtet!”