Një vajzë 11-muajshe, e bija e një inxhinieri italian nga Bergamo, është vrarë në një çerdhe në Lion të Francës nga një edukatore 27 vjeçe.
Gruaja, e cila rrëfeu dhe u arrestua me akuzën e vrasjes me vetëdije të një fëmije nën 15 vjeç, spërkati Lizën e vogël me acid, nga ai që përdoret për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e bëri atë ta gëlltiste lëndën e dëmshme kimike.
Arsyeja, sipas asaj që 27-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, është se vogëlushja “ka qarë shumë”. Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit “People & Baby” në rue Danton në Lyon.

Rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ambulanca, e cila e transportoi fëmijën në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron, ku Lisa ndërroi edhe jetë për shkak të djegieve të tmerrshme. Zyra e Prokurorit Publik të Lionit hapi një hetim për incidentin, por sipas shtypit vendas, episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin ishin raportuar edhe më parë në të njëjtën strukturë.

Pasi u diplomua për inxhinieri në Bergamo, i ati i vogëlushes Liza punoi për disa vite në Itali përpara se të transferohej në Francë, ku u vendos në Lyon me gruan e tij Sophie.
Fëmija i tyre lindi më 30 qershor 2021, por pa festuar ende ditëlindjen e saj të parë prindërit do të marrin pjesë në funeralin e Lizës, e cila mbeti viktimë e një ngjarje kaq makabre.


