Lajme

Arrestohet një person në Lipjan, e rrahu motrën e tij

06/26/2022 09:34
nga:G B

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar motrën e tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.