Sporti

Barcelona mund ta mbajë Trincaon

06/26/2022 08:39
nga:E K

Ekipi katalanas, Barcelona mund ta mbajë në ekip Francisco Trincao.

Tash e një kohë u përfol se Barcelona nuk mendon të vazhdojë me Trincaon, por një gjë e tillë mund të ndodhë.

Sipas ‘Marca’, ekipi i Xavi Hernandez po mendojnë ta mbajnë në ekip portugezin, pasi largimi i Ousmane Dembele nga ‘Camp Nou’ pritet të ndodhë së shpejti.

22 vjeçari sezonin që lamë pas e kaloi i huazuar te Wolves, por tashmë është rikthyer te ekipi spanjoll.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i drejtuesve të klubit në lidhje me lojtarin.