Lajme

“Po ma then dorën”: Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë

06/25/2022 23:48
nga:Gazeta Blic

Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë pas ndërhyrjes së sigurimit.

Gazeta Insajderi ka publikuar pamje nga intervenimi i dhunshëm i sigurimit të paritsë së LDK-së, teksa një person dëgjohet duke bërtitur.

Gazetamëson brenda burimeve të LDK-së se shkak i këtyre tensioneve ishin disa parregullësi që ishin bërë kundër delegatëve të cilët ishin zgjedhur për kuvendin e partisë.

Ky burim thotë se disa delegatëve iu janë ndryshuar emrat vetëm për të përkrahur kandidatin që e kishte zgjedhur kryetari degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

Hyseni e kishte mbështetur kandidaturën e Plator Ejupit, për kryetar të Forumit Rinor në Podujevë.

Mirëpo, Ejupi nuk e kishte votën e shumicës, sic e kishte kundërkandidati i tij, Ermal Osmani, shkruan Insajderi.