Lajme

Vjedhja e 50 mijë eurove ‘cash’ të deputetit të Vetëvendosjes, vjen reagimi i parë nga Prokuroria

06/25/2022 23:23
nga:Gazeta Blic

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50 mijë eurove në shtëpinë e deputetit të Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë u shpreh se ndaj rastit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale”, tha ajo për Insajderin.

Kjo vjedhje kaa nxitur reagime të shumta.

“Zbardhen” detaje të policisë për vjedhjen në banesën e deputetit Mirsad Shkreta, hajni e hapi derën me çelës