Sporti

Llapi zyrtarizon një tjetër sulmues, Igor Vukcevic është përforcimi i ri

06/25/2022 22:14
nga:Mergim Rreci

Llapi e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Igor Vukcevic.

Vukcevic së fundmi ishte pjesë e skuadrës Kom Podgorica, tek të cilët realizoi 17 gola në 34 paraqitje, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës, shkruan klubi, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi shtatlartë është bashkuar me ekipin në përgatitje në Ohër dhe ka firmosur kontratë që e mban atë lidhur me klubin për 3 vitet e ardhshme.