Sporti

Raportohet se Frenkie De Jong do të zyrtarizohet së shpejti tek Manchester United

06/25/2022 18:01
nga:Mergim Rreci

Sipas lajmeve të publikuara këtë të shtunë nga e përditshmja sportive spanjolle Sport, Frenkie De Jong nga Barcelona është një vetëm një hap larg transferimit tek Manchester United,.

Ai do t’i kushtojë klubit nga “Old Trafford” 80 milionë euro. Sipas të njëjtit burim, marrëveshja mes klubeve është thuajse e finalizuar, përcjell GazetaBlic Sport.

E vetmja gjë që ka mbetur për të rënë dakord është një kontratë me futbollistin, kontrata e të cilit me Blaugranët skadon në qershor të vitit 2026.