Lajme

Osmani ngushëllon Norvegjinë për viktimat e sulmit në Oslo

06/25/2022 17:23
nga:Astrit Gashi

Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe 21 të tjerë janë plagosur në disa të shtëna në një klub nate dhe në një rrugë të afërt në qendër të kryeqytetit norvegjez, Oslo, ka thënë policia.

Për këtë ngjarje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar popullin norvegjez.

“Ngushëllimet dhe lutjet tona janë me viktimat, të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga të shtënat vdekjeprurëse në Oslo. Ky është një sulm i tmerrshëm ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut. Ne qëndrojmë me popullin e Norvegjisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Këto të shtëna në Norvegji janë duke u hetuar si akt terrorist.

Sulmuesi ka nisur të shtënat me armë zjarri në orët e mesnatës në tri lokacione të ndryshme, përfshirë një bar të homoseksualëve.

I dyshuari është arrestuar dhe dy armët i janë konfiskuar.