Lajme

Zëdhënësja e LDK-së: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin

06/25/2022 15:50
nga:Astrit Gashi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka komentuar zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Ajo, përmes një statusi në Facebook, ka kritikuar partinë në pushtet- Lëvizjen Vetëvendosje.

Halimi tha se në mes të një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin.

Gjithashtu, Halimi tha se Këshilli Drejtues i UP-së ‘nuk do të duhej të përfundonte në këtë gjendje’.