Sporti

E kryer: Gabriel Jesus lojtar i Arsenalit

06/25/2022 11:11
nga:E K

Gabriel Jesus mund të konsiderohet lojtar i Arsenalit.

Marrëveshja mes Manchester Cityt dhe Arsenal tashmë është arritur, kurse braziliani do të luajë në Emirates që nga sezoni i ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Manchester City ka pranuar ofertën e Arsenalit prej 45 milionë funtes plus bonuset.

Jesus do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me Gunners.