Lajme

Gafurr Dugolli i quan “hiena dhe qenë të rrugës” ata që e akuzuan për plagjiaturë vëllanë e tij, Bujarin

06/25/2022 00:05
nga:Astrit Gashi

Pak ditë më parë, organizata ORCA e akuzoi profesorin universitar, Bujar Dugolli për plagjiat të një punimi shkencor në Universitetin e Prishtinës, të cilin e kishte publikuar bashkë me deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati.

Këto akuza të organizatës, përmes një reagimi në Facebook, Dugolli i kishte quajtur fushatë e orkestruar ndaj tij.

Mirëpo, reagimin e tij në rrjetin social, e ka rishpërndarë vëllai i tij, Gafur Dugolli, i cili denoncuesit e vëllait, Bujarit, i ka quajtur hiena e qenë të rrugës.

“Ke përballu shumë sulme të hijenave, do ta përballosh edhe këtë sulm të qenve të rrugës. Si zakonisht, këto sulme gjenezën e kanë nga mbeturinat e Serbisë”, ka shkruar Gafurri.