Duke përfituar nga periudha e pushimeve, Kylian Mbappe ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka dhënë një intervistë për BFMTV.
Pas një vere në të cilën u fol shumë për largimin nga PSG, sulmuesi 23-vjeçar rinovoi deri në vitin 2025 dhe zbuloi objektivat që ka në Paris, përcjell GazetaBlic Sport.
“Liga e Kampionëve është objektivi kryesor. Është ajo që ne të gjithë duam dhe e dimë se është e mundur. Për këtë duhet të arrijmë edhe unanimitet në nivel ekipi. Ne e kuptojmë se në vitet e fundit ishim më pak të frikshëm, nuk dukeshim të paprekshëm dhe kjo atmosferë do të na ndihmojë gjithashtu të fitojmë Ligën e Kampionëve. Atëherë nëse dua të jem golashënuesi më i mirë në historinë e klubit? [ai ka 170 gola, 30 më pak se Cavani] Po dhe mendoj se nëse gjithçka shkon mirë do të ndodhë”, shpjegoi ai.
I formuar në Monako, Mbappe nënshkroi për PSG-në në vitin 2017. Në total, sulmuesi francez shënoi 170 gola në 217 ndeshje.
/GazetaBlic Sport/


