Sporti

Mourinho: Nuk më duhen tre, katër apo pesë vjet për të fituar trofe me një klub

06/24/2022 22:45
nga:Mergim Rreci

Fituesi i edicionit të parë të Ligës së Konferencës, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për Sky Sports këtë të premte.

Trajneri aktual i Romës ka folur për karrierën e tij, trofetë e fituar dhe shpejtësinë me të cilën ka fituar medaljet, transmeton GazetaBlic Sport.

“Kam fituar tituj në katër vende [Portugali, Itali, Angli dhe Spanjë] dhe shumë herët. Nuk më duheshin tre, katër apo pesë vjet në një klub për të fituar, ishte e menjëhershme. Më së shumti ishte në sezonin e dytë”, shpjegoi ai, duke justifikuar suksesin: “Jam përpjekur t’i zbatoj idetë e mia në praktikë, duke u përpjekur njëkohësisht të respektoj kulturën vendase, ndjenjën e klubit dhe qasjen ndaj lojës.

Në një karrierë me 26 tituj, Jose Mourinho ishte vetëm bosh në periudhat e tij në Benfica, UD Leiria dhe Tottenham. Për pjesën tjetër, ai triumfoi me FC Porto, Chelsea, Inter Milan, Real Madrid, Manchester United dhe Romë.

/GazetaBlic Sport/