Sporti

Evra i pakënaqur me angazhimin e Erik Ten Hag si trajner i Manchester United

06/24/2022 20:43
nga:Mergim Rreci

Në një prononcim për gazetën britanike Mirror, Patrice Evra, ish-ylli i Mançester United, komentoi vendimin që Erik Ten Hag të drejtojë “Djajtë e Kuq” sezonin e ardhshëm, duke u treguar i pakënaqur.

“Unë mendoj se Conte [Tottenham], Klopp [Liverpool] dhe Guardiola [Manchester City] janë tre trajnerët më të mirë në botë dhe ne mund të kishim ndonjërin prej tyre në Manchester United. [Conte] mbërriti dhe ndihmoi Tottenhamin të kualifikohej në Champions League. Prandaj ky trajner është gjeni”, vlerësoi ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Erik Ten Hag mbërriti këtë sezon nga Ajaxi, ku ishte tre herë kampion në kampionatin holandez, për të pasuar Ralf Rangnick, trajnerin që tashmë drejton kombëtaren e Austrisë.