I zbritur në nivelin e tretë, Derby County tani e gjen veten pa trajner.
Skuadra angleze njoftoi këtë të enjte se Wayne Rooney kërkoi t’i jepte fund kontratës dhe u largua, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Wayne Rooney e mori drejtimin e skuadrës në vitin 2021.
Sezonin e kaluar ai e përfundoi në vendin e 23-të, çka nënkuptonte rënien e Derby County, i cili e nisi sezonin me 21 pikë minus për shkak të problemeve financiare.
Wayne Rooney has today informed Derby County Football Club that he wishes to be relieved of his duties as first team manager with immediate effect.#DCFC
— Derby County (@dcfcofficial) June 24, 2022


