Dardan Berisha është në mesin e basketbollistëve më të mirë në Superligën e Kosovës.
Berisha ka qenë fantastik ndër vite, duke luajtur tek disa nga skuadrat më të mëdha të basketbollit kosovar.
Ai ishte pjesë e Pejës në edicionin e fundit, por tashmë duket se do të ndryshojë skuadër.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ai mund të transferohet tek skuadra e Golden Eagle Yllit, me drejtuesit që duan të zëvendojnë dy largimet tek Trepça, Erjon Kastratin dhe Mikael Tmusic, por nuk ka asgjë të konfirmuar.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje të shpejtë mes palëve.

/GazetaBlic Sport/


