Sporti

Akuzohet për përdhunim dhe kërcënim për vrasje, këto janë të reja e fundit për Mason Greenwood

06/24/2022 19:24
nga:Mergim Rreci

Pas seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e enjte, lirimi me kusht për Mason Greenwood është zgjatur më tej, duke shtyrë kështu një vendim përfundimtar për të.

Sulmuesi i Manchester United u arrestua nën akuzën për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje më 30 janar. 20-vjeçarit i është zgjatur lirimi me kusht ndërsa ende vazhdojnë hetimet për këtë çështje.

Anglezi mbetet i pezulluar nga United, me klubin që nuk do ta rikthejë sulmuesin pa përfunduar të gjitha procedurat hetimore.

“Pas një seance dëgjimore dje (e enjte 23 qershor 2022), një 20-vjeçar i arrestuar nën dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënim për vrasje të dielën më 30 janar 2022 mbetet në lirim me kusht”,- thuhet në një deklaratë të policisë së Mançesterit, duke iu referuar, sipas raportimeve të medieve britanike, Mason Greenwood.