Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se samiti BE-Ballkani Perëndimor ishte një dështim i plotë dhe se vetëm një person është i lumtur nga kjo situatë dhe ai qëndron i ulur në Kremlin, duke aluduar në Presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, raporton GazetaBlic.
“Ky samit për Ballkanin Perëndimor ishte një dështim i plotë. Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht e zhgënjyer dhe kur Komisioni e quajti veten komision gjeopolitik, m’u duk si shaka. I lanë të udhëtonin në Bruksel dhe nuk u dhanë asgjë, nuk u dërguan asgjë. As Bosnja nuk e mori statusin e kandidatit, që është edhe më keq, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave, që është një çështje që po zvarritet për katër vjet”, tha ajo.
Kur bëhet fjalë për “Ballkanin e Hapur”, Von Cramon u shpreh se është kjo një nismë “e cila nuk bazohet në parime, nuk bazohet në standarde dhe kritere dhe nëse vazhdojmë me këtë, në fakt do të minojmë procesin e anëtarësimit në BE bazuar në merita”.
This EU – Western Balkans Summit was a complete failure.
This sends really a disastrous signal.
There is only one person happy from this situation, and that guy sits in the Kremlin.https://t.co/ECfWPM2AX5
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 24, 2022


