Lajme

Policia gjeti armë e thika në një shkollë në Ferizaj, reagon Genc Prelvukaj

06/24/2022 18:28
nga:Astrit Gashi

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, ka reaguar lidhur me një aksion të policisë të cilin e zhvilloi sit Policia e Kosovës në një shkollë të Ferizajt.

Në këtë aksion janë gjetur thika e armë automatike.

Genc Prelvukaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se përgjegjës për këtë janë drejtoritë e shkollave, krerët e forcave të policisë su dhe prindërit.

Postimi i plotë:

“Këto mjete mesjetare që të vetmin funksion kanë gjymtimin e fëmijëve tjerë, janë kapur nga organet e rendit sot në Ferizaj. Duket se janë tri shtëpi faji:

Drejtoritë e shkollave të cilat, siç duket kanë heshtur e më pas trajtuar si dukuri normale dhunimin fizik dhe bullizimin e fëmijëve tjerë. Që kanë miratuar kultin e rrugaçërisë duke mos marrë masa përjashtuese ndaj tyre.

Krerët e forcave të policisë të cilët janë shumë të njoftuar se pothuajse në çdo kiosk e market, këto armë blihen lirisht dhe

Prindër që nuk kanë ditur të kultivojnë e instalojnë edukatë e kulturë normale në shtëpitë e tyre. Të cilët përkundër nuansave kriminale tek fëmijët, nuk marrin asnjë masë përkundrazi kthehen në idiotë duke u munduar të minimizojnë rastin dhe pasojat”.