Sport raporton se Barcelona nuk po nxiton të vendosë për të ardhmen e Memphis Depay dhe se ai do të përfundojë stërvitjen e tij parasezonale në klub.
Nëse klubi katalonas vendos të mbajë apo shesë holandezin varet nga faktorë të tjerë në klub, si e ardhmja e Ousmane Dembele dhe gjendja fizike e Ansu Fatit, transmeton GazetaBlic Sport.
Barcelona po punon gjithashtu për të sjellë në skuadër Robert Lewandowskin, i cili së bashku me Pierre-Emerick Aubameyang, do t’i jepte Depay-t konkurrencë të fortë në rolin e tij të preferuar të sulmit qendror.



