Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati , ka njoftuar sot se sapo është procesuar edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, “grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta”.
“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare. Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, ka qartësuar Murati.


