Lajme

Varhelyi: Në pritje të konferencës së parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

06/24/2022 15:31
nga:Astrit Gashi

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar mbi vendimin e parlamentit bullgar pro heqjes së ndaj Maqedonisë së Veriut.

Varhelyi shprehet se është në pritje të vendimit të BE për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!”, tha Varhelyi.