Sporti

Publikohet kalendari i ndeshjeve të Serie A: Ja se kur do të luhet “Derbi i Milanos”

06/24/2022 13:41
nga:E K

Është publikuar orari i ndeshjeve të Serie A për sezonin e ardhshëm 2022/23.

Brenda këtyre çifteve të ndeshjeve, ajo që merr vëmendje më shumë është padyshim sfida Milan – Inter.

Ndeshja e parë në mes tyre do të luhet në xhiron e pestë të ligës, ndërsa ajo kthyese disa muaj më vonë, në xhiron e 21-të.
Sezoni i ri do të fillojë në fillim të muajit gusht.