Lajme

Publikohet raporti i fundit me rastet e reja të COVID-19 në Kosovë

06/24/2022 12:03
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezoltuar 38 raste pozitive me COVID-19, raporton GazetaBlic.

Gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa sot, janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.344.

Në total numri i rasteve aktive është 189.