Sporti

Chelsea është gati të blejë Neymar

06/24/2022 10:48
nga:E K

Neymar mund të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë.

Pavarësisht se është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, është e drejtë të thuhet se Neymar nuk i ka përmbushur gjithmonë pritjet, veçanërisht që kur u transferua te PSG, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas tabloidit Daily Star, Chelsea po e konsideron mundësinë e zëvendësimit të Lukakut me Neymar.

Paris Saint Germain raportohet se do e lë të lirë brazilianin nëse ndonjë skuadër ofron 50 milionë euro.Kontrata aktuale e Neymar me gjigantin francez është deri në verën e vitit 2025.

/GazetaBlic Sport/