Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar nda ish kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit tha se Vjosa Osmani është ajo që duhet fajësuar për vizat, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ia ka kujtuar Mustafës se në vitin 2019 e kishte kandiduar po këtë Vjosë, për kryeministre të Kosovës nga LDK.
Postimi i tij i plotë:
Isa Mustafa po e fajëson Vjosa Osmanin se e paska blloku liberalizimin e vizave më 2015 e 2016. Pra, akuzat po i bën po ky Isë, i cili po këtë Vjosë në vitin 2019 e nominoi si kandidate të LDK’së për kryeministre dhe ajo kërkoi vota në emër të partisë që udhëhiqej nga Mustafa. Qysh me e nominu për kryeministre personin që e paska blloku liberalizimin? Qysh, Isë?


