Sporti

Zyrtare: Gjilani transferon Baton Zabërgjën

06/23/2022 21:17
nga:Mergim Rreci

SC Gjilani e ka zyrtarizuar transferimin e Baton Zabërgjës.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi, përcjell GazetaBlic Sport.

21 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e KF Drenica dhe është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses U21 të Kosovës.