Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel, për energji me Serbinë, raporton Gazeta Blic.
Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, derisa gazetari i tha se u tha se marrëveshja u vlerësua si as mishk, as peshk, Bislimi deklaroi se atje nuk kanë shkuar në treg.
“Nuk kemi shkuar në treg për të blerë as mish e as peshk”, tha ai, derisa u shpreh se marrëveshja e arritur është serioze dhe se mos zbatimi i saj ishte shumë i dëmshëm.


