Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas samitit të sotëm të BE-së, duke theksuar se shqiptarët sot nga Brukseli morën lajme zhgënjyese.
“Sot patem lajme zhgenjyese nga BE-ja: Jo viza per Kosoven, jo hapje negociatash per Shqiperine. Shume hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugen! Duhet gjetur rrugen drejt cakut, kete pune duhet ta bejne qeverite e dyja vendeve tona!”, shkroi Tahiri në Facebook.


