Lajme

Haradinaj: Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës

06/23/2022 19:17
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për mos vendimin e BE-së për liberalizim vizash për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk ka humbur Albini por populli i Kosovës.

“Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Blic/