Lajme

Arrestohet personi që keqtrajtoi fëmijën në Prishtinë

06/23/2022 18:24
nga:Astrit Gashi

Policia ka arrestuar personin që shihet në një video-incizim duke e keqtrajtuar një fëmijë në Tauk Bahçe të Prishtinës.

Siç njofton policia, në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari i rastit.

Policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Po ashtu ka proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Së këndejmi policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të siguroj zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai”, thuhet në njoftim