Kuvendi i Kosovës, pas një kohe të gjatë ka zgjedhur kryesinë e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili që nga 31 marsi i vitit të kaluar, ishte jashtë funksionit, për shkak të dorëheqjeve të shumta.
61 deputetë kanë marrë pjesë në votim, teksa të gjithë prej tyre votuan pro zgjedhjes së Bordit të “Gjykatës së Tenderëve”.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se kryetare e Bordit të OSHP-së emërohet Vjosa Grabini Mexhuani.
Ndërkohë anëtarë të Bordit të këtij institucioni janë zgjedhur Nita Bejta, Kimete Gashi, Vedat Poterqoja, si dhe Agan Ramadani.
Konjufca tha se mandati i tyre do të jetë pesë vjecar dhe pa të drejtën e riemërimit.


