Lajme

Rrokulliset kamioneta në Sllatinë, lëndohen dy persona

06/23/2022 17:15
nga:Astrit Gashi

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Sllatinë.

Një kamionetë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në rrugën Prishtinë – Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 14:30 , rr.Prishtinë- Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë. Njësitë relevate për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke trajtuar rastin. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale raportohet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës”, ka thënë Hoxha.