Ish kryeministri i Kosovës dhe ish lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Osmani e disa të tjerë në qeveri e Kuvend, po të ishin pak fytyrë, do ta mbyllnin gojën për liberalizimin e vizave, raporton Gazeta Blic.
Përmes nëj postimi në Facebook, ai ka thënë se kanë qenë Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur Kosova ishte në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.
Ai ka thënë se gati i shkuan lotët kur lexoi deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel.
Postimi i tij i plotë:
Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!
Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.
Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!
Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 50 për qind të votave.
Aferim!


