Sporti

Përfundojnë bisedimet, Pogba arrin marrëveshje me Juventusin – ai do të kryejë testet mjekësore në korrik

06/23/2022 14:51
nga:L J

Mediat italiane raportojnë se negociatat mes Juventusit dhe Paul Pogba kanë përfunduar me sukses.

Mesfushori do të kryejë testet e zakonshme mjekësore në javën e parë të korrikut, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Sky Italia, të dy palët mbyllën marrëveshjen financiare që do t’i lejojë Pogba të kthehet në Juve.

E vetmja pikë e hapur është kohëzgjatja e kontratës, por gjithçka tregon se ajo është tre vjet, me opsion për një sezon më shumë.

Reprezentuesi francez do t’i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore midis 5 dhe 8 korrikut.

/GazetaBlic Sport