Lajme

Krasniqi: Hajde po e bëjmë që veç ata që kanë nën 20 mijë euro të tërheqin paratë, Kurti: JO

06/23/2022 14:16
nga:N M

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka thënë sërish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që nëse kategorikisht po kundërshtojnë votimin e Trustit – atëherë qeveria apo ministrat e tij të japin një alternativë.

“Prapë po e them hajde po e bëjmë me ndonjë amandament ose çka do vetëm ata që kanë nën 20 mijë euro t`u lejohet tërheqja e mjeteve të Trustit”, tha fillimisht Krasniqi.

Por as ky propozim i Krasniqit nuk e ka bindur kryeministrin.

“E ftoj sërish Hekuran Muratin ministrin e Financave që ta thotë prapë se çfarë jemi dukë bërë si qeveri. Më mirë të rrisim borxhin publik sesa të lejohet tërheqja”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Deputeti i VV-së: As nuk votoj Për as Kundër Trustit

/GazetaBlic