Këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka bërë të ditur se deri tani janë bërë mbi 16 mijë nënshkrime në peticionin e nisur nga ajo për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Tani është koha e liberalizimit të vizave për Kosovën. Stop diskriminimit të padenjë! Stop izolimit të Kosovës!”, ka shkruar Schneeberger në Twitter.
Ajo dje ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër presidentit francez Emmanuel Macron, të cilit i ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe i ka dërguar peticionin me nënshkrime.
16.000 signatures, further increasing. ?
NOW is the time for Visa-Liberalization for #Kosovo ??
? STOP the unworthy discrimination ‼️ STOP isolation of Kosovo ‼️#Visa4Kosovo https://t.co/vMpwTYAUJl
— Kati Schneeberger ?? (@KatiSchneeberg1) June 23, 2022


