Edison Kqiku ka përfunduar me sukses operacionin në këmbën e djathtë.
Mbrojtësi i Gjilanit ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe operacioni ishte i pashmangshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
SC Gjilani i ka uruar shërim të shpejtë futbollistit të tyre.
Ja njoftimi i SC Gjilanit:
“Sport Club Gjilani konfirmon se futbollisti Edison Kqiku ka përfunduar me sukses operacionin në këmbën e djathtë pas një lëndimi që pësoi në seancat stërvitore. Kqiku ka pësuar frakturë në fibulën e këmbës së djathtë dhe me rekomandim të stafit mjekësor është operuar për të kaluar më shpejtë këtë sfidë. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Edit dhe presin më të fortë në fushat e blerta”, njofton SC Gjilani.
/GazetaBlic Sport


