Sporti

Liverpool shpreson në rinovimin e Salah, nuk duan ta humbin atë pas largimit të Mane

06/23/2022 12:50
nga:L J

Mohamed Salah ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij me Liverpool dhe klubi anglez vazhdon të përpiqet të arrijë një marrëveshje që do t’i lejojë sulmuesit egjiptian të qëndrojë më gjatë.

Sipas mediave angleze, pas largimit të Sadio Mane, Reds nuk duan të humbasin Salah.

Drejtuesit shpresojnë se do të jetë e mundur të mbahet ylli i sulmit.

Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka kaluar tashmë pesë vjet me Liverpoolin, ka një rekord mbresëlënës prej 156 golash në 254 ndeshje. Ai fitoi Premier League, Champions League, FA Cup, League Cup, Superkupa Evropiane, ndaj lidhet me një periudhë të artë për ekipin.

/GazetaBlic Sport