Paris Saint-Germain vazhdon bisedimet me Interin dhe janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje për Milan Skriniar me një kosto prej 60 milionë euro plus bonuse.
Ditët e fundit kanë qenë plot spekulime për propozimet e ndryshme të bëra dhe të refuzuara nga gjigantët e Ligue 1, përcjell GazetaBlic Sport.
PSG dëshiron të vazhdojë bisedimet derisa të arrijë një shifër për të cilën të gjithë mund të bien dakord.
Ky raport sugjeron që ata shpresojnë se kjo shifër është 60 milion € plus shtesat.
/GazetaBlic Sport/


