Glauk Konjufca ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje, UÇK është ushtria e Kosovës e ka cila sjellë lirinë e vendit, raporton Gazeta Blic.
Ai në Context të ATV-së ka thënë se për VV-në UÇK çdoherë ka qenë ushtria e Kosovës që shporri ushtrinë okupuese të Serbisë nga Kosova.
“Për VV-në UCK është përpjekja më e rëndësishme i cili ka qenë drejtpërdrejt i mishnun në vullnetin e popullit, e cila ka mishnu qëllimin historik më fisnik dhe më të shenjt të kombit shqiptar që ka qenë për çlirimin e Kosovës. Kjo është ushtria jonë, që është përbërë prej djemve dha vajzave më të mirë për me e shporr Serbinë prej trojeve tona. Ky është qëndrimi zyrtar i VV-së për UCK”, tha Konjufca në ATV.


